Në një fjalim të gjatë në Universitetin Çarls në Pragë, kancelari gjerman, Olaf Sholz, ka kërkuar zgjerimin e Bashkimit Evropian, duke përfshirë propozimin për heqjen e së drejtës së vetos për vendet anëtare dhe marrjen e vendimeve me shumicë. Sholci ka theksuar gjithashtu se pushtimi rus i Ukrainës ka treguar se shtetet anëtare duhet të krijojnë sistem të avancuar të mbrojtjes ajrore.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka bërë thirrje për një Bashkim Evropian të gatshëm për t’u marrë vesh për një seri ndryshimesh që do ta ndihmonin të kapërcejë ndarjet e brendshme dhe t'u bëjë ballë rivalëve të jashtëm, si Rusia dhe Kina.
Në një fjalim të gjatë në Universitetin Charles në Pragë, Scholzi tha se BE-ja duhet ta bëjë veten "të përshtatshme" për zgjerimin e ardhshëm nga 27 në 30 vende - apo edhe 36 - duke marrë më shumë vendime me shumicë votash, në vend që të kërkojë unanimitet për të gjitha çështjet që në të kaluarën i ka lejuar shtetet anëtare individuale të përdorin veton ndaj vendimeve kryesore.
“Prandaj, kam propozuar lëvizjen ngadalë drejt vendimeve me shumicë në politikën e përbashkët të jashtme, por edhe në fusha, si politika e taksave, duke e ditur fort mirë se kjo do të kishte implikime edhe për Gjermaninë. Ne duhet të jemi të qartë në këtë pikë, ka thënë Scholz.
Scholzi sugjeroi lejimin e vendimeve me shumicë votash të anëtarëve për çështje të ngutshme si sanksionet ose politikat e të drejtave të njeriut.
“Një sistem i përbashkët i mbrojtjes ajrore në Evropë jo vetëm që do të ishte më i lirë dhe më efikas se ndërtimi i mbrojtjeve tona tepër të kushtueshme dhe të ndërlikuara secili veçmas, por edhe do të ishte një përfitim sigurie për krejt Evropën dhe një shembull i përkryer se çfarë e kemi fjalën kur flasim për fuqizimin e shtyllës evropiane të NATO-s”, ka shtuar ai.
Edhe
Scholz kërkon që të hiqet rregulli i vetos në mënyrë që të zgjerohet BE-ja
Në fjalimin e tij, Scholz përmendi në mënyrë të përsëritur kërcënimin e paraqitur ndaj BE-së nga Rusia nën presidentin e saj autoritar, Vladimir Putin.
“Rusia e Putinit e përkufizon veten si opozitë ndaj Bashkimit Evropian në të ardhmen e dukshme. Putini do ta shfrytëzojë çdo dobësi tonën. Autokratët e tjerë do ta imitojnë”, ka thënë ai.
Por ka të ngjarë të pranohet me kujdes nga vendet më të vogla që kanë frikë nga reformimi i proceseve të vështira vendimmarrëse të BE-së për ta lejuar kalimin e më shumë votave me dy të tretat e shumicës, mund të shohin shqetësimet e tyre të shpërfillura.
-
Scholzi kërkon reformimin e BE-së për të pranuar më shumë shtete
-
Scholz do që Ballkani Perëndimor të përfshihet në zgjerimin e BE-së
-
Kancelari gjerman Scholz: 6 vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e BE-së, janë pjesë e familjes europiane
-
Scholz: Me Trumpin në SHBA, uniteti evropian më i rëndësishëm se kurrë