Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se vendeve të Ballkanit duhet t’u jepet një përgjigje përfundimtare sa i përket integrimit.
Në një intervistë të dhënë të enjten për televizionin gjerman ZDF, Scholzi ka thënë se kjo perspektivë duhet t’u jepet të paktën atyre vendeve që punojnë seriozisht në reforma.
“Vendeve te Ballkanit më në fund duhet t'u japim përgjigje definitive sa i përket perspektives së integrimit. Këtë perspektivë e meritojnë së paku ato vende që seriozisht punojnë në reforma”, ka thënë Scholz.
Olaf Scholz është zgjedhur kancelari i nëntë i Republikës Federale të Gjermanisë nga Bundestagu, në dhjetor të vitit 2021.
Zgjedhja e tij i ka dhënë fund epokës 16-vjeçare të kancelares Angela Merkel.
-
Scholz: Duam që Ballkani Perëndimor të hyjë shpejt në BE, por s’është proces gjeopolitik
-
Kancelari gjerman do integrim të shteteve të rajonit dhe normalizim të raporteve Kosovë-Serbi
-
Scholz: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi të vazhdojë
-
Scholz: Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit në BE është në interes të Gjermanisë dhe Evropës
-
Scholz: Zhvillimi i Ballkanit Perëndimor dhe integrimi në BE është me rëndësi për ne