Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se ndërprerja e furnizimit me energji nga Rusia duhet të jetë e menaxhueshme për vendet evropiane.
Scholz ka thënë se sanksionet perëndimore ndaj Rusisë po tregojnë efekte, të cilat "do të bëhen më dramatike çdo ditë", raporton CNN.
“Lufta në Ukrainë mund të jetë një mosmarrëveshje më e gjatë dhe për këtë arsye ne duhet të përballemi së bashku”, ka thënë Scholz në një konferencë për media së bashku me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
Scholz ka thënë se qëndrimi i Gjermanisë për ndalimin e gjerë të Bashkimit Evropian për importet ruse të energjisë nuk ka ndryshuar.
“Kjo vlen edhe për shumë vende të tjera evropiane që janë edhe më të varura nga qymyri, nafta dhe gazi rus, madje më shumë se Gjermania. Ne vendosëm të bëhemi të pavarur sa më shpejt që të jetë e mundur nga importet e gazit dhe naftës nga Rusia”, ka thënë kancelari gjerman.
-
Gjermania thotë se po hapet një dritare për dialog mes Evropës dhe Rusisë për Ukrainën
-
Gjermania kritikon SHBA-në për heqjen e sanksioneve ndaj naftës ruse: Vendim i gabuar
-
Gjermania flet për një prani afër Ukrainës në rast të armëpushimit
-
Merz: Putini s’mund të largohet me sukses nga lufta në Ukrainë
-
Merz: Nuk jemi në luftë, por nuk jetojmë as në paqe