Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se të gjithë liderët pjesëmarrës në samitin e Bashkësisë Politike Evropiane e shohin pushtimin rus të Ukrainës si veprim të papranueshëm.
“Ata që po takohen këtu e dinë se sulmi rus ndaj Ukrainës është shkelje brutale e rendit të sigurisë dhe paqes që kemi pasur në Evropë në dekadat e fundit”, tha ai.
“Është e rëndësishme që ky sulm të mos pranohet, ne nuk pranojmë që pjesë të fqinjit tonë të aneksohen”, shtoi ai.
Megjithatë, Scholz tha se duhet pasur kujdes që forumi i Bashkësisë Politike Evropiane të mos shndërrohet në një institucion të ri ndërkombëtar.
“Nuk ka të bëjë me krijimin e një institucioni të ri që ka administratë dhe burokraci”, tha lideri gjerman, dhe shtoi se takimi të krerëve të shteteve në Pragë duhet të shërbejë “për të biseduar me njëri-tjetrin në mënyrë shumë konkrete”./ REL
-
Liderët e Evropës synojnë strategji të përbashkët në përballje me pasojat nga lufta në Ukrainë
-
Scholz pas bisedës me Putinin: Çdo aneksim nuk do të mbetet pa përgjigje
-
Scholz: Pranimi i shpejtë i Ukrainës në BE do të ishte i padrejtë për Ballkanin
-
Kancelari gjerman i bën thirrje Putinit që t’i japë fund pushtimit të Ukrainës
-
Scholz: S’do të ketë procedurë të shpejtë për anëtarësimin e Ukrainës në BE