Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sarkozy humb apelin në rastin e financimit të paligjshëm të fushatës

Paris, 25 tetor - Ish-presidenti francez, Nikolas Sarkozy, ka humbur apelin kundër vendimit të mëparshëm ligjor dhe mund të gjykohet me akuza për financim të paligjshëm të fushatës së tij presidenciale të vitit 2012.

Gjykata e Apelit në Paris konfirmoi sot vendimin e vitit të kaluar, duke urdhëruar Sarkozy-n të përballet me gjyqin mbi mashtrimet e dyshuara gjatë rizgjedhjes së dështuar për vitin 2012.

Avokati i Sarkozy-t, Thierry Herzog, tha se klienti i tij do të apelojë vendimin në Gjykatën e Kasacionit, gjykata më e lartë e Francës.

Sarkozy përballet me akuza se fushata e tij presidenciale kaloi mbi kufirin ligjor prej 22.5 milionë euro (24 milionë dollarë) dhe u përpoq të mbulonte atë me mashtrim.