Ka filluar të enjten procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy, lidhur me financimin ilegal të fushatës së tij të dështuar për rizgjedhje në vitin 2019.
Sarkozy, i cili ka drejtuar Francën nga viti 2007 deri më 2012, nuk ka qenë i pranishëm në gjykatore në hapje të gjykimit në Paris, por do të paraqitet gjatë muajit të ardhshëm.
66-vjeçari akuzohet se ka shpenzuar pothuajse dyfishin e shumës minimale ligjore prej 22.5 milionë eurosh për garën presidenciale, të cilën e humbi karshi kandidatit të partisë socialiste, Francois Hollande.
Ai i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.
Në mars, Sarkozy ishte bërë i pari president i pasluftës i Francës që është dënuar me burgim për një rast tjetër të korrupsionit dhe ushtrimit të ndikimit, në kuadër të së cilit është shpallur fajtor rreth çështjes së financimit edhe të fushatës së vitit 2007.
Po qe se shpallet fajtor në procesin e fundit, Sarkozy mund të dënohet deri në një vit burgim dhe me gjobë prej 3 mijë e 750 eurosh.
-
Konfirmohet dënimi ndaj Sarkozyt për financim të paligjshëm të fushatës zgjedhore
-
Sarkozy shpallet fajtor për disa akuza në rastin e financimit të fushatës
-
Nicolas Sarkozy shpallet fajtor për financim të paligjshëm të fushatës
-
Sarkozy do ta apelojë dënimin me burgim për financim ilegal të fushatës
-
Sarkozy shpallet fajtor për financim ilegal të fushatës të vitit 2012