Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy është shpallur fajtor për financimin e paligjshëm të fushatës së tij të pasuksesshme për rizgjedhje në vitin 2012.
Ky është vendimi i dytë këtë vit që e shpall fajtor njeriun që udhëhoqi Francën nga vitet 2007 në 2012 dhe që mbetet një figurë me ndikim në mesin e konservatorëve të vendit.
Gjykata nuk ka dhënë ende dënimin, por kjo do të thotë se Sarkozy tani po përballet me perspektivën e të shkuarit në burg. Prokurorët në këtë çështje kanë kërkuar një vit burg për 66-vjeçarin.
Vendimi vjen pasi partia e tij, Unioni për Lëvizjen Popullore, u zbulua se kishte shpenzuar gati dyfishin e 22.5 milionë eurove të lejuar sipas ligjit zgjedhor gjatë zgjedhjeve të vitit 2012.
Sarkozy mohoi keqbërjen dhe i ka thënë gjykatës në qershor se ai nuk ishte përfshirë në logjistikën e fushatës së tij dhe as në mënyrën se si u shpenzuan paratë gjatë saj.
-
Konfirmohet dënimi ndaj Sarkozyt për financim të paligjshëm të fushatës zgjedhore
-
Sarkozy shpallet fajtor për disa akuza në rastin e financimit të fushatës
-
Nicolas Sarkozy shpallet fajtor për financim të paligjshëm të fushatës
-
Prokuroria kërkon burgim për Sarkozyn
-
Sarkozy mohon akuzat rreth financimit të fushatës