Një embargo e plotë ndaj naftës dhe gazit rus do të mund ta ndalte luftën në Ukrainë, sipas ish-këshilltarit të presidentit Vladimir Putin. Përkundër një vargu të sanksioneve ndaj Moskës, BE-ja ende importon hidrokarburet e veta nga Rusia
Dr. Andrei Illarionov, ish-këshilltari kryesor për ekonomi i Putinit, sugjeron që një embargo e plotë ndaj naftës dhe gazit rus do të mund ta ndalte luftën në Ukrainë.
Kur shikohet tabloja më e gjerë e sanksioneve ndaj Rusisë dhe kufizimeve në eksportet e saj, Bashkimi Evropian nuk ka paralajmëruar kufizime të importit të naftës dhe gazit, thuhet në webfaqen për përcjelljen e sanksioneve ndaj Rusisë, Castellum.ai.
Përkundër dëshirës për të zvogëluar varësinë nga hidrokarburet e Rusisë, Evropa po vazhdon t’i blejë ato – duke i paguar Putinit një miliard euro çdo ditë.
Vitin e kaluar, shpenzimet e rritura nënkuptonin që të hyrat nga nafta dhe gazi përbënin 36% të shpenzimeve të qeverisë ruse, ku pjesa dërrmuese e këtyre të hyrave vinin nga BE-ja, e cila importon rreth 40% të gazit dhe 27% të naftës nga Rusia.
Dr. Illarionov beson që nëse vendet perëndimore do të implementonin një embargo “të vërtetë” ndaj eksporteve të naftës dhe gazit nga Rusia, operacionet e saj ushatarake në Ukrainë me gjasë do të ndërpriteshin për një ose dy muaj.
Burime:
Full embargo on oil could stop war – ex-Putin aide (BBC)
Russia Sanctions Dashboard (Castellum.AI)
EU restrictive measures against Russia over Ukraine