Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, është shprehur optimist rreth faktit që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ukraina janë duke i vazhduar bisedimet ndërmjet tyre.
“Jam optimist se kjo do të dërgojë në rezultate të mira. Është supozimi im se gjërat mund të ecin përpara në kuptimin pozitiv të fjalës”, ka thënë Rutte, raporton BBC.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin polak, Andrzej Duda, që është mbajtur në selinë e aleancës veriatlantike në Bruksel, Rutte ka nënvizuar rëndësinë që Ukraina të jetë “në pozicion të fortë”.
Sipas tij, kjo vlen veçanërisht kur të fillojnë bisedimet për të ndaluar luftën.
Artikuj të ngjashëm
-
Rutte: SHBA-ja po udhëheq përpjekjet për paqe në Ukrainë
-
Shefi i NATO-s dëshiron ta shohë Ukrainën në një pozitë të mirë para bisedimeve të paqes
-
Rutte: NATO-ja s’ka qenë kurrë më e fortë
-
Rutte: NATO do të udhëhiqet gjithnjë e më shumë nga Evropa
-
Rutte i shqetësuar se mund të humbë vëmendja nga Ukraina