Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusja u ofron mësime falas të anglishtes refugjatëve ukrainas në Britani

Një grua ruse që drejton një shkollë gjuhësore do t’u ofrojë mësime falas të anglishtes refugjatëve ukrainas në Britani, shkruan BBC.

Tatiana Salvage nga Winchester u mëson rusisht anglezëve për dy vitet e fundit dhe tani dëshiron të ndihmojë refugjatët.

Ajo ka thënë se ka pasur “interesim të madh” nga grupet e refugjatëve në Winchester dhe Basingstoke.

Salvage ka siguruar ambiente falas për t’i shfrytëzuar në fshatin Micheldever.

“Të mësosh gjuhën dhe kulturën e vendit ku do të jetoni është shumë e rëndësishme”, ka thënë ajo.

Kombet e Bashkuara besojnë se 3.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina me 6.5 milionë të tjerë të zhvendosur brenda vendit.