Zyra e Brendshme britanike ka bërë të ditur të shtunën se 8,600 viza janë dhënë sipas skemës familjare, për ukrainasit që kanë ikur nga lufta, deri në orën 17:00 të së premtes.
Të paktën tre milionë ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga shpërthimi i luftës me Rusinë më 24 shkurt, ku shumica kanë hyrë në Poloni, Hungari dhe Rumani, raporton Sky News.
Ata që shpresojnë të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar mund të aplikojnë për vizë sipas Skemës Familjare të Ukrainës - nëse kanë të afërm që tashmë jetojnë në vend.
Një skemë e dytë është shpallur nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, duke i lejuar njerëzit të sponsorizojnë familjet ukrainase për të udhëtuar në Britani dhe për të jetuar në shtëpitë e tyre.
-
Pas rishikimit të rregullave për viza, ukrainasit në Britani sërish mund t’i sjellin fëmijët nga Ukraina
-
OKB: Mbi tre milionë të larguar nga Ukraina deri tani
-
Rreth 3 milionë refugjatë ukrainas kanë ikur nga shtëpitë
-
Rreth 90.000 britanikë do të hapnin shtëpitë e tyre për refugjatët ukrainas
-
Gjermania pranoi mbi një milion refugjatë nga Ukraina