Parlamenti i Rusisë ka kaluar dy projektligje duke i dhënë fund juridiksionit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR) në shtetin rus, raporton BBC.
Rusia kishte paralajmëruar largimin nga kjo gjykatë qysh në mars, pas fillimit të luftës në Ukrainë.
Gjykata e ka për qëllim të aplikojë dhe mbrojë të drejtat civile dhe politike për qytetarët e Evropës, dhe kjo në të kaluarën kishte ofruar rrugë për të ndjekur rastet ligjore dhe të drejtave të njeriut kundër Rusisë, raste që ishin refuzuar apo injoruar nga gjykatat ruse.
Një nga projektligjet që kaluan në parlament e largojnë Rusinë nga juridiksioni i gjykatës, ndërsa projektligji tjetër e ka vendosur datën 15 mars si pikë largimi, që nënkupton se të gjitha vendimet e marra nga gjykata pas 15 marsit nuk do të implementohen.
Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës e ka përjashtuar Rusinë nga organizata më 15 mars, pjesë e së cilës organizatë është ECHR.
Rusia kishte thënë se ka vendosur vet të largohet nga Këshilli i Evropës.
-
Rusia tërhiqet nga Këshilli i Evropës
-
Rusia thotë se nuk do të marrë pjesë më në Këshillin e Evropës
-
Rusia dështon të rizgjidhet anëtare e Këshillit për të Drejtat e Njeriut
-
Rusia kërkon t’i bashkohet Këshillit të OKB-së për të drejtat e njeriut
-
Rusia do të tërhiqet nga Këshilli i Shteteve të Detit Baltik