Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se nuk do të marrë pjesë më në Këshillin e Evropës, organizatën kryesore të të drejtave të njeriut në kontinent, raporton Guardian.
Kremlini ka thënë se anëtarët e NATO-s po minonin trupin evropian të krijuar për të mbështetur të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracinë. Në realitet, marrëdhëniet e Rusisë me Këshillin e Evropën kanë qenë gjithmonë në konfrontim.
Rusia iu bashkua Këshillit më 1996, pas aplikimit nga Boris Yeltsini si pjesë e përpjekjes për tranzicion në demokraci.
Të drejtat e përfaqësimit të Rusisë u pezulluan më 25 shkurt – një ditë pas pushtimit të Ukrainës. Ato u pezulluan edhe më 2001 pas luftën së dytë çeçene, dhe më 2014 kur Putini pushtoi Krimenë.
Këshilli i Evropës nuk është i lidhur me Bashkimin Evropian.
-
Rusia tërhiqet nga Këshilli i Evropës
-
Rusia voton të largohet nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut
-
Rusia s’do të pranojë paqeruajtës të lidhur me NATO-n në Ukrainë, thotë Kremlini
-
Rusia tërhiqet zyrtarisht nga traktati kyç i forcave të armatosura evropiane
-
Rusia dështon të rizgjidhet anëtare e Këshillit për të Drejtat e Njeriut