Rusia ka njoftuar planet për t'u tërhequr nga Këshilli i Shteteve të Detit Baltik (CBSS), shkruan BBC të martën.
Lëvizja e Rusisë vjen më shumë se dy muaj pasi forumi politik ndërqeveritar - i përbërë nga Danimarka, Estonia, Finlanda, Gjermania, Islanda, Letonia, Lituania, Norvegjia, Polonia, Suedia - pezulloi Moskën në përgjigje të luftës në Ukrainë.
Sergei Lavrov, ministri i Jashtëm i Rusisë, këmbënguli se Rusia kishte marrë vendimin për t'u larguar nga CBSS-ja "në përgjigje të veprimeve armiqësore të grupit”, duke iu referuar pezullimit dhe sanksioneve të ndryshme të vendosura ndaj Rusisë nga Bashkimi Evropian.
"Tërheqja nga CBSS nuk do të ndikojë në praninë e Rusisë në rajon. Çdo përpjekje për ta larguar vendin tonë nga Baltiku është e dënuar me dështim", ka thënë Lavrov.
Ai akuzoi gjithashtu NATO-n dhe anëtarët e BE-së të CBSS se e kanë kthyer këshillin në "një instrument të politikës anti-ruse".
-
BE-ja pezullon Rusinë dhe Bjellorusinë nga Këshilli i Shteteve të Detit Baltik
-
Rusia me plan për t’i lëvizur kufijtë detarë, shqetësohen Finlanda dhe shtetet baltike
-
Rusia tregon pse po dërgon armë bërthamore në kufirin me NATO-n
-
Lavrov e lëshon mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së
-
Rusia voton të largohet nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut