Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia vlerëson se Perëndimi “e ka qëlluar veten në kokë”

Moska ka lëshuar kritika të radhës në drejtim të liderëve të Perëndimit, pas planeve të tyre për të kufizuar importet e naftës dhe gazit rus.

Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka vlerësuar lartë shtetin fqinj, Kinën, e cila i ka shtuar blerjet, derisa për Perëndimin ka thënë se liderët e tij “e kanë qëlluar veten në kokë”, raportoi BBC-ja të mërkurën.

"Furnizimi me energji po rritet vazhdimisht. Kina e di se çfarë dëshiron dhe nuk e qëllon veten në këmbë. Ndërsa në perëndim të Moskës, ata e qëllojnë veten në kokë”, tha ajo para gazetarëve.

Sipas saj, Bashkimi Evropian po planifikon një kurs "vetëvrasës" duke u përpjekur të largohet nga energjia ruse.

Rusia është eksportuesi i dytë më i madh i naftës në botë pas Arabisë Saudite dhe eksportuesi më i madh i gazit natyror.