Moska zyrtare vazhdon të kërcënojë me armë bërthamore. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka akuzuar SHBA-në dhe aleatët se po e shtyjnë Rusinë të futet në luftë me ta.
Dhe sipas saj, nëse ndodh kjo, atëherë do të jetë një luftë bërthamore.
"Pasi shkaktuan një përkeqësim të krizës ukrainase dhe shkaktuan një konfrontim të ashpër hibrid me Moskën, Uashingtoni dhe aleatët e tij, po shkojnë në mënyrë të rrezikshme në prag të një konfrontimi të hapur ushtarak me Rusinë, që do të thotë një konflikt i drejtpërdrejtë i armatosur midis fuqive bërthamore", thuhet në deklaratën për shtyp të lëshuar nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, përcjell agjencia Tass.
Akuzat e kërcënimet nga Kremlini, të këtij lloji janë të shpeshta, sidomos pas 24 shkurtit kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.
Edhe
Putini kërcënon sërish me armë bërthamore
-
Putin thotë se Rusia është e gatshme t’i përdorë armët bërthamore nëse i rrezikohet shtetësia
-
Rusia kërcënon me sulm zyrtarët perëndimorë që po e vizitojnë Ukrainën
-
Putini kërcënon me armë bërthamore këdo që provon ta ndalojë në marrjen e Ukrainës
-
Rusia i përgjigjet vendimit të SHBA-së: Kërcënon me armë bërthamore