Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia vë afat për riparimin e urës së shkatërruar në Krime

Qeveria ruse ka urdhëruar kontraktorët që t’i përfundojnë riparimet në urën që lidh Krimenë e aneksuar me Rusinë, më së largu deri në korrik të vitit 2023.

Ura është shkatërruar si pasojë e një sulmi të shtunën e kaluar, si pasojë e të cilit tre persona mbeturën të vdekur, raportoi BBC-ja të premten.

Rusia e ka fajësuar Ukrainën për sulmin, mirëpo Kievi nuk është deklaruar se qëndron prapa sulmit.

Ura e gjatë 19 km, që njihet edhe si më e gjata në Evropë, është e vetmja rrugë që lidh Krimenë e me Rusinë, derisa forcat ruse e kanë shfrytëzuar atë për të dërguar armatim të rëndë në Ukrainë, që nga 24 shkurti kur ka nisur lufta atje.

Shpërthimi shkaktoi rënien në det të pjesëve në mes të dy nga katër shiritave të urës dhe dëmtoi gjithashtu linjën hekurudhore.

Edhe Putin zotohet për përgjigje pas sulmit në urën e Krimesë Botë Putin zotohet për përgjigje pas sulmit në urën e Krimesë

Aktualisht kamionët janë të detyruar të qëndrojnë në radhë për një traget, në një proces që mendohet se do të zgjasë disa ditë.

Ura megjithatë është rihapur për trafikun hekurudhor dhe trafikun e lehtë rrugor.