Shkatërrimi i urës së Kërçit, që lidh Krimenë me Rusinë, nxiti reagime të shumta që nga e shtuna.
Ky u konsiderua bllokim masiv për Rusinë që t'i parandalohet mobilizimi nëpërmjet Krimesë, që e pati aneksuar në vitin 2014. Por, shkatërrimi i urës ishte paralajmëruar korrikun e sivjetmë.
Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Oleksiy Danilov, pati thënë më 28 korrik se në rast nevoje, Ukraina është e gatshme ta shkatërrojë edhe urën e Kerçit.
LEXO EDHE: Ukraina e gatshme ta shkatërrojë urën më të madhe në Evropë
"Nëse është e nevojshme, ky vendim (për rrëzimin e urës) do të merret nga ushtria. Sa i përket urës së Krimesë apo infrastrukturës tjetër, më besoni, gjithçka është nën kontroll të ngushtë. Sapo të ketë nevojë, mundësi e detyrë gjithçka do të bëhet dhe jo vetëm në lidhje me këtë objekt”, pati thënë Danilov, transmetoi KOHA.
Zyrtarisht, autoritetet ukrainase nuk morën përgjegjësinë për sulmin.