Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia thotë se SHBA-ja “shpërfilli” akuzat për Britaninë e Madhe

Moska ka goditur SHBA-në për reagimin e saj ndaj një sulmi me dron në Krime të shtunën.

Ambasadori i Rusisë në SHBA, Anatoly Antonov tha se “reagimi i Washingtonit ndaj sulmit terrorist në portin e Sevastopolit është vërtetë i egër”.

Moska ka goditur SHBA-në për reagimin e saj ndaj një sulmi me dron në Krime dje.

Ai kritikoi mungesën e dënimit të Amerikës ndaj atyre që ajo i quajti “veprime të pamatura nga regjimi i Kievit”.

Rusia ka akuzuar Ukrainën për fillimin e sulmit ndaj flotës së saj në Detin e Zi, për të cilin tha se dëmtoi një anije, por Ukraina e ka mohuar këtë.

Kremlini gjithashtu pretendoi se Britania e Madhe ndihmoi Ukrainën për të planifikuar sulmin - diçka që gjithashtu nuk u komentua nga SHBA-ja.

Edhe Rusia akuzon Ukrainën për sulm masiv me dron në flotën e saj në Detin e Zi Botë Rusia akuzon Ukrainën për sulm masiv me dron në flotën e saj në Detin e Zi

Antonov tha: “Të gjitha indikacionet se specialistët ushtarakë britanikë ishin të përfshirë në organizimin e sulmit masiv me përdorimin e dronëve, shpërfillen [nga SHBA]”.

Britania e Madhe ka mohuar akuzat dhe tha se Moska po përpiqet të largojë vëmendjen nga betejat e saj në fushën e betejës.