Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia thotë se SHBA-ja nuk është ende konstruktive në negociata

Rusia e sheh Stambollin si një “vend të rehatshëm” për të bërë diplomaci me Shtetet e Bashkuara, por ende nuk beson se Washingtoni ka adoptuar një qasje konstruktive në bisedime, citoi të hënën agjencia e lajmeve Ria Novosti zëvendësministrin e Jashtëm rus, Sergei Vershinin, shkruan Reuters të hënën.

Presidenti turk Tajip Erdogan është shfaqur si ndërmjetësi kryesor midis Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.

Disa raunde të diplomacisë, duke përfshirë bisedimet e hershme të dështuara të paqes, iniciativën e grurit të Detit të Zi, negociatat për shkëmbimin e të burgosurve dhe një takim ballë për ballë ndërmjet shefit të Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Ruse, Sergei Naryshkin dhe drejtorit të CIA-s, William Burns, janë zhvilluar në Stamboll ose në Ankara.