Rusia “nuk ka nevojë” të përdorë armë bërthamore për të arritur objektivat e saj në Ukrainë, tha të martën ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.
“Nga pikëpamja ushtarake, nuk ka nevojë të përdorim armë bërthamore në Ukrainë për të arritur qëllimet tona”, u tha Shoigu të pranishmëve në një konferencë mbi sigurinë ndërkombëtare në Moskë.
Sipas tij, qëllimi kryesor i armëve bërthamore ruse është të pengojë një sulm bërthamor dhe se përdorimi i tyre është i kufizuar në rrethana emergjente, të cilat përcaktohen në dokumentet udhëzuese ruse që janë të hapura për publikun.
“Në këtë sfond, në media po përhapen spekulime për përdorimin e supozuar të armëve bërthamore taktike ruse gjatë një operacioni të posaçëm ushtarak ose për gatishmërinë për të përdorur armë kimike. Të gjitha këto informacione janë një gënjeshtër absolute”, tha Shoigu.
-
Putin: Shpresoj të mos ketë nevojë për përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë
-
Rusia këmbëngul se nuk do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë
-
Bullgaria s’do të dërgojë më armë në Ukrainë
-
Rusia do ta ndryshojë doktrinën bërthamore për shkak të Perëndimit, thotë Moska
-
Putini s’sheh rrezik për përdorimin e armëve bërthamore