Bullgaria nuk do të dërgojë më armë në Ukrainë, ka thënë të martën ministri i Mbrojtjes i vendit ballkanik, Dimitar Stoyanov.
“Ne e kemi bërë tashmë të qartë se lufta në Ukrainë nuk do të zgjidhet në fushën e betejës”, ka thënë Stoyanov.
Ajo që po dëshmojmë është një luftë rraskapitëse dhe pavarësisht se sa armë grumbullohen, rezultati i vetëm i saj është humbja e jetëve njerëzore, ka shtuar ai.
Kryeministri Rumen Radev, qeveria e të cilit ka marrë detyrën pas një fitoreje bindëse në prill, ka vite që kundërshton armatosjen e Ukrainës dhe në vend të kësaj bën thirrje për zgjidhje diplomatike.
Bullgaria, e cila është anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, i ka ofruar ndihmë ushtarake Ukrainës që kur Rusia ka nisur pushtimin e saj në shkallë të plotë në vitin 2022.
Dërgesat e armëve kryesisht të epokës sovjetike kanë luajtur një rol të rëndësishëm në fazat e hershme të luftës. Për shkak të polemikave politike në vend, dërgesat janë bërë kryesisht përmes vendeve të treta.
-
Ndërprerja e dërgesave të armëve nga SHBA-ja inkurajon Rusinë, thotë Kievi
-
SHBA-ja ndalon disa dërgesa armësh për Ukrainën
-
Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes, shpërthejnë protestat në Ukrainë
-
Kallas: Rusia nuk do që të angazhohet në dialog për fundin e luftës
-
Kremlini vlerëson se Evropa është përfshirë direkt në luftën në Ukrainë