Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia thotë se ndaloi dy avionë të Francës e Gjermanisë mbi zonën ajrore të saj

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se ka ndaluar patrullën ajrore franceze dhe gjermane të hyjë në hapësirën e saj ajrore mbi detin Baltik.

Siç raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve, TASS, avionët francezë dhe gjermanë ishin kapur pak para hyrjes në zonën ruse.

"Një luftëtar rus Su-27 nga forcat e mbrojtjes ajrore të Flotës Baltike në detyrë shoqëroi aeroplanin R-3C Orion të Marinës Gjermane dhe avionët Atlantic-2 të Marinës Franceze mbi Detin Baltik, duke i penguar ata të shkelin kufirin shtetëror të Rusisë”, ka thënë një raport i agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, duke cituar ministrinë e mbrojtjes të Kremlinit.

Ndërkaq Franca dhe Gjermania ende nuk janë deklaruar për këto pretendime të Rusisë.