Ushtria e Gjermanisë ka njoftuar se aeroplanët luftarakë të Forcave Ajrore të Gjermanisë dhe Britanisë, kanë kapur tre avionë zbulues rusë në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin Baltik, shkruan “Bild”.
Bëhet fjalë për dy aeroplanë luftarakë të tipit SU-27 dhe IL-20.
Forcat Ajrore Gjermane njoftuan të mërkurën në “Twitter” se aeroplanët rusë kishin fluturuar “sërish pa një transponder të sinjalit” dhe ishin kapur nga aeroplanët Eurofighters të Gjermanisë e Britanisë.
Manovra të tilla kanë qenë rutinë prej vitesh. Edhe para pushtimit rusë të Ukrainës, avionët e NATO-s përfshiheshin në rreth 400 misione të tilla gjatë vitit. Por, këto misione gjithmonë janë me rrezik.
Sipas, dokumenteve sekrete të SHBA—së, në shtatorin e kaluar erdhi te një incident i rrezikshëm mbi Detin e Zi.
Edhe
Gjermania thotë se aeroplani ushtarak rus hyri në hapësirën ajrore mbi Detin Baltik
Një pilot rus donte të gjuante raketë mbi një aeroplanë britanik. Po të rrëzonte aeroplanin, atëherë do të shkaktonte një reagim të NATO-s.
Vetëm shkaku i një gabimi teknik raketa nuk u lansua, por avionët ishin shumë afër me njëri-tjetrin.