Rusia ka njoftuar të hënën se po pezullon pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen që lejonte eksportin e grurit ukrainas, duke rritur sërish frikën mbi furnizimet globale të ushqimit dhe duke penguar përparimin e rrallë diplomatik për të dalë nga lufta e Moskës në Ukrainë, raportoi CNN-i.
Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara në korrik 2022, ishte caktuar zyrtarisht të skadonte të hënën.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë para gazetarëve të hënën se Rusia nuk do ta rinovojë paktin tani, duke thënë se ai "ka përfunduar".
Rusia prej disa kohësh është ankuar se po pengohet të eksportojë në mënyrë adekuate ushqimet e veta dhe Peskovi përmendi këtë si arsyen e tërheqjes nga marrëveshja.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, javën e kaluar akuzoi Rusinë për përdorimin e marrëveshjes së grurit si armë.
#BlackSeaGrainInitiative
— Pamela Falk CBS News Correspondent United Nations (@PamelaFalk) July 17, 2023
Adding to the confusion about what happens next, although the Kremlin spox said the agreement was suspended, the U.N. Spokesman Stephane Dujarric said Monday that the official letter from Russia to the U.N. said it was terminated. ?
"Termination of the… pic.twitter.com/RGIqfrYOAY