Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia shton edhe 9.5 miliardë dollarë në fondin rezervë të urgjencës

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Rusia ka shtuar të enjten 9.5 miliardë dollarë në fondin e saj rezervë të urgjencës, duke rritur paketën stimuluese për të mbrojtur ekonominë nga ndikimi i sanksioneve perëndimore, shkruan Reuters.

"Fondet do të përdoren pjesërisht për të zbatuar masat që synojnë stabilitet të zhvillimit ekonomik në kushtet e kufizimeve të jashtme”, ka thënë qeveria ruse në një deklaratë.

Rritja e rezervave, sipas qeverisë ruse, vjen për shkak të fitimeve shtesë të gjeneruara nga eksportet e naftës dhe gazit rus, që po sjellin qindra milionë dollarë në ditë, pavarësisht sanksioneve.

Në maj, Rusia shtoi edhe 13.56 miliardë dollarë në këtë fond.