Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se forcat e saj janë duke u rigrupuar pranë kryeqytetit ukrainas, Kiev dhe qytetit verior, Chernihiv, në mënyrë që të fokusohen në zona të tjera kyç dhe të përfundojnë punën sa i përket çlirimit të rajonit separatist të Donbasit.
Ky njoftim është dhënë pas deklaratës së Rusisë se do të zvogëlojë në mënyrë drastike operacionet ushtarake pranë Kievit dhe Chernihivit, kanë bërë të ditur agjencitë ruse të lajmeve, raportoi CNN-i të mërkurën.
Sekretari për shtyp i Pentagonit, John Kirby, pas deklaratës së Rusisë për tërheqje, ka thënë se SHBA-ja beson se kjo është vetëm një tjetër strategji për ripozicionim dhe jo një tërheqje e vërtetë e trupave ruse nga këto zona.
Moska ka thënë se fokusi i saj kryesor tani është Donbasi. Javën e kaluar, zyrtarë të lartë ushtarakë rusë kanë njoftuar se Rusia po futet në një fazë të re të fokusuar në çlirimin e rajonit të Donbasit.
-
Rusia përqendron përpjekjet e luftës në Ukrainën lindore
-
Inteligjenca britanike: Rusët po e arrijnë objektivin në Donbas, ukrainasit u tërhoqën
-
Ukraina thotë se Rusia po përpiqet të nisë një ofensivë të re
-
Trupat ruse janë tërhequr plotësisht nga veriu i Ukrainës
-
Forcat ruse tërhiqen plotësisht nga rrethina e Kievit