Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia regjistron numrin më të madh të rasteve të reja me koronavirus që nga 12 maji

Rusia të hënën ka regjistruar numrin më të madh ditor të rasteve të reja me koronavirus që nga 12 maji. Në Rusi janë regjistruar 10.888 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa vetëm në Moskë 3537, raporton agjencia Reuters.

Është dita e dytë radhazi që janë regjistruar mbi 10 mijë raste të reja me koronavirus. Të dielën janë regjistruar 10.499 raste të reja. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë vdekur 117 persona si pasojë e COVID-19.