Rusia ka shpërndarë video të tankeve të ushtrisë së saj duke u kthyer në bazë, nga kufiri me Ukrainën ku kanë qëndruar për disa javë.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka publikuar një video ku shihet një numër i tankeve dhe mjeteve të tjera ushtarake duke lënë hapësirën afër kufirit ukrainas.
Ndërkohë, Ukraina ka deklaruar pas lajmit për tërheqjen e një pjese të trupave ruse të martën, duke thënë se nuk besojnë se Rusia do të tërhiqet derisa të shohin të gjitha trupa ushtarake duke u larguar.
Afër 100,000 trupa ruse kanë qëndruar me ditë të tëra në kufirin me Ukrainën. Derisa SHBA-ja ka deklaruar vazhdimisht se Rusia po përgatitet ta pushtojë Ukrainën, Moska zyrtare e ka mohuar këtë duke thënë se trupat janë vendosur aty për të kryer ushtrime ushtarake.
#Видео Погрузка на железнодорожный транспорт для убытия в пункты постоянной дислокации подразделений Южного военного округа.#Минобороны #АрмияРоссии #ЮВО pic.twitter.com/p60Ww2gZKK
— Минобороны России (@mod_russia) February 15, 2022
-
Rusia paralajmëron se pjesa më e madhe e ushtrisë do të mbetet afër Ukrainës
-
Rusët e mposhtur i “harrojnë” tanket në tokat ukrainase
-
Rusia thotë se po vazhdon të tërheqë trupa nga kufiri me Ukrainën
-
Rusia thotë se po tërheq më shumë trupa nga kufiri me Ukrainën
-
Rusia thotë se e ka tërhequr një pjesë të ushtarëve nga kufiri me Ukrainën