Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusët e mposhtur i “harrojnë” tanket në tokat ukrainase

Ukraina po vazhdon t'i grumbullojë dhe t'i tërheqë tanket ruse, që ushtria e presidentit Vladimir Putin, i la në ikje e sipër.

Ministria ukrainase e Mbrojtjes publikoi pamje të tankeve që kishin mbetur në disa rajone, që sipas Ukrainës, nuk janë shfrytëzuar sa duhet.

https://twitter.com/DefenceU/status/1672973785165709314

Nëpërmjet kundërofensivës, Ukraina ka arritur t'i çlirojë disa fshatra nga agresioni rus, e pikërisht në to, tanke e ushtarë kanë mbetur pa u larguar.

Një pjesë e ushtarëve janë kapur peng, ndërsa tanket janë dërguar në bazat e Ukrainës. Ukraina është konsideruar e sukesshme me kundërofensivë që nisi javë më parë.

Artikuj të ngjashëm