Ushtria ukrainase po vazhdon t'i konfiskojë tanket që forcat ruse po i lënë, duke iu ikur ofensivave.
Mediumi bjellorus “Nexta”, publikoi të dielën pamjet e ukrainasve teksa po e tërhiqnin një tank të mbetur rus.
“Përgjatë tërheqjes, okupuesit rusë tentuan t'i fshihnin pajisjet e tyre në mal, por ushtarët e Forcave të Armatosura të Ukrainës i gjetën dhe tash do t'i shfrytëzojnë kundër pushtuesve”, shkroi mediumi.
Në nisje të agresionit rus ishin bërë virale pamjet e traktorëve të fermerëve ukrainas, që shfrytëzoheshin për tërheqjen e tankeve ruse.
Pamjet e “Nexta” nuk dihet ku janë filmuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusët e mposhtur i “harrojnë” tanket në tokat ukrainase
-
Dronët kapin momentin kur Ukraina shkatërron artilerinë ruse në Donbas
-
Ukraina shfaq tankun e dhuruar nga Franca: Së shpejti do t’i shkatërrojë pushtuesit rusë
-
20.000 tanke ruse të shkatërruara, Ukraina e quan “moment historik”
-
Luftime të rrepta në zonën “kritike”, ushtria ukrainase u reziston sulmeve ruse