Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia pretendon se po përdor armë të reja laserike në Ukrainë

Rusia pretendon se po përdor armë të reja laserike në Ukrainë

Rusia ka pretenduar të mërkurën se po përdor llojin e ri të armëve të fuqishme laserike në Ukrainë për t’i djegur dronët, shkruan Reuters.

Nuk dihet shumë për specifikat e armëve të reja laserike. Presidenti rus, Vladimir Putin ka zbuluar në vitin 2018 një sërë armësh të reja, të cilat përfshijnë një raketë të re balistike, drone bërthamore nënujore, armë supersonike dhe një armë të re laserike.

Zëvendëskryeministri përgjegjës rus për zhvillimin ushtarak, Yury Borisov, ka thënë në një konferencë në Moskë se armët laserike kanë filluar të përdoren në Ukrainë.

"Po. Prototipet e para tashmë po përdoren atje. Arma quhet ‘Zadira’", ka thënë ai.

Sipas Borisov, Rusia ka bërë përparim të konsiderueshëm me armët laserike, të cilat mund të përdoren për t’i djegur satelitët.