Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky: Përdorimi i armëve laserike nga Rusia shenjë e dështimit të saj

Volodymyr Zelensky - Ukraina

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se përdorimi i armëve laserike nga ana e Rusisë është shenjë se është duke dështuar, raporton BBC.

Reagimi i Zelenskyt vjen pasi një zyrtar rus ka thënë se teknologjia – që është e aftë të rrëzojë dronët – po përdoret gjerësisht në fushëbetejë.

“Rusët po kërkojnë një armë të mrekullive”, tha Zelensky. Ishte një referencë kur Gjermania Naziste po kërkonte të kthente rrjedhën e Luftës së Dytë Botërore, ndërsa po pësonte humbje në fushëbetejë. Gjermania Naziste po kërkonte një armë të mrekullive.

Zelensky ka folur vetëm disa orë pasi që zëvendëskryeministri i Rusisë, Yuri Borisov, pretendoi se Rusia po përdorë një teknologji sekrete me laser.

Kremlini shpesh mburret për teknologji të reja, por shumicën e rasteve kurrë nuk shihen ato në fushëbetejë.