Ministri rus i Mbrojtjes, Igor Konashenkov, ka thënë të premten se forcat ruse kanë rrethuar rreth 2.000 ushtarë ukrainas në Donbas ndërsa po intensifikohen përpjekjet për të kapur Severodonetskun dhe Lysychansk.
"Në total, në zonën e Hirske, ne kemi rrethuar deri në 2.000 njerëz, prej të cilëve rreth 1.800 ushtarakë ukrainas, 120 nazistë nga sektori i djathtë, deri në 80 mercenarë të huaj, si dhe mbi 40 automjete të blinduara luftarake dhe rreth 80 armë dhe mortajat”, tha Konashenkov, duke shtuar se 41 ushtarë ukrainas janë dorëzuar vullnetarisht në 24 orët e fundit.
Më herët të premten, kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhanskut pranoi se forcat ruse kishin bërë përparim në disa zona në jug të Lysychansk, përkatësisht Zolote dhe Toshkivka.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha gjithashtu se forcat e Moskës kishin shënjestruar pesë depo municionesh në rajonin e Luhanskut, duke shtuar se forcat ukrainase po shihnin nivele të larta dëmtimi.
Në të njëjtën zonë të Luhanskut, kreu i administratës ushtarako-civile të Hirske, Оleksii Babchenko tha se qyteti ishte "plotësisht i pushtuar" nga forcat ruse. Specifikat ende nuk janë konfirmuar.
“Fatkeqësisht, që nga ora 8 e mëngjesit të sotëm, komuniteti territorial i Hirske është plotësisht i pushtuar. Pavarësisht se afër Zolotes kishte një zonë shumë të fortë të fortifikuar, zbulimi u bë nga drejtimi Orikhove-Toshkivka. Momentalisht është duke u vendosur regjimi i pushtimit”, ka thënë Hirske.
-
Ushtria ruse urdhërohet t’i shtojë operacionet luftarake në Ukrainë
-
Ukraina thotë se po lufton në Donbas, duke i shkaktuar Rusisë viktima të konsiderueshme
-
Pësojnë humbje forcat separatiste ruse në Donetsk
-
Rreth 8.000 ukrainas po mbahen robër nga Rusia në Luhansk e Donetsk
-
Ukraina tërhiqet nga qyteti lindor i Siverskut