Rusia ka deklaruar se ka regjistruar rreth 16.000 rekrutë nga Lindja e Mesme, derisa mediat sociale në Siri janë të vërshuara nga kërkesat që njerëzit të bashkohen me trupat ruse.
“Rekrutimi në Ukrainë është tamam ashtu si ne rekrutuam në Libi, ka përfaqësues të rajoneve. Ju keni të drejtë të ndryshoni vendimin tuaj pasi të aplikoni. Askush nuk do t'ju detyrojë të shkoni”, ka thënë për BBC-në të mërkurën një rekrut.
Ekonomia e Sirisë, tashmë e shkatërruar nga lufta civile, përballet me një rritje të çmimeve të gjërave thelbësore si gruri, pjesa më e madhe e të cilit vjen nga Ukraina dhe Rusia, duke e bërë kështu ofertën ruse të duket edhe më joshëse.
Rusia ka mbështetur regjimin sirian gjatë luftës civile të vendit dhe mediat shtetërore ruse pretendojnë se ushtarët sirianë tani duan të kthejnë favorin.
-
SHBA: Rusia po përpiqet të rekrutojë mercenarë sirianë
-
Rusia ofron para, liron të burgosur dhe josh të huaj për t’i plotësuar trupat e veta në Ukrainë
-
“U mashtruam”: Gruaja që i joshi burrat e huaj të luftojnë për Rusinë
-
Putini urdhëron rekrutimin më të madh ushtarak në 10 vjetët e fundit
-
Putini flet për bllokimin e kompanive perëndimore, dy ditë para bisedimeve të paqes me Ukrainën