Rusia thotë se ka marrë nën kontroll qytetin Izyum në rajonin Kharkiv të Ukrainës lindore, raporton kanali shtetëror rus i lajmeve Rossiya 24.
"Forcat e armatosura ruse vazhdojnë të kryejnë misionet e një operacioni ushtarak special. Deri në mëngjesin e 24 marsit, njësitë e ushtrisë ruse morën kontrollin e plotë të qytetit Izyum në rajonin e Kharkiv", ka thënë zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov.
Por administrata ukrainase e qytetit ka thënë se luftimet po vazhdojnë.
Izyumi është një rrugë kyçe për në rajonin lindor të Donbasit që potencialisht do ta lejonte lidhjen e forcave ruse në verilindje dhe juglindje. Është një qendër rajonale në rajonin e Kharkiv me një popullsi prej rreth 50 mijë njerëzve dhe një kryqëzim i rëndësishëm hekurudhor.
-
Rusia tërhiqet nga Kharkivi pas kundërsulmit ukrainas
-
Ukraina: Rusia po synon ta kthejë Kharkivin në vijë të frontit
-
Ukraina pretendon se Rusia ka kompletuar rigrupimin e trupave për ta sulmuar nga lindja
-
Rusia e Ukraina në betejë për kontrollin e qytetit të “shkatërruar plotësisht”
-
Ukraina tërhiqet nga qyteti lindor i Siverskut