Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia e Ukraina në betejë për kontrollin e qytetit të “shkatërruar plotësisht”

Derisa Rusia po përpiqet të vazhdojë përparimet e bëra në rajonin e Kharkiv, qyteti i Izyumit e ka gjetur veten të përfshirë në luftime të tmerrshme, ka thënë të enjten për CNN, deputeti i këshillit të këtij qyteti, Max Strelnyk.

Ai ka deklaruar se qyteti është "shkatërruar plotësisht" nga avionët dhe artileria ruse, edhe pse betejat e ashpra vazhduan për kontrollin e tij.

Strelnyk ka thënë se trupat ruse pushtuan pjesën veriore të qytetit dhe po përpiqen të kalojnë lumin Seversky Donets - i cili bën një formë U-je, ndërsa kalon nëpër qytet, për të marrë gjithashtu pjesën jugore, që aktualisht mbahet nga forcat e armatosura ukrainase.

CNN-i ka raportuar më parë gjatë ditës së enjte se pjesa më e madhe e Izyumit qendror është shkatërruar nga sulmet ushtarake.

"Fatkeqësisht, nuk mund të themi numrin e saktë të të vdekurve në qytet”, ka thënë Strelnyk, por sipas vlerësimeve të tij më shumë se njëqind njerëz janë vrarë në luftime.

Edhe Ukraina po i çliron qytetet në kufi me Rusinë Botë Ukraina po i çliron qytetet në kufi me Rusinë

Sipas tij, forcat ruse kanë shkatërruar tashmë spitalin dhe morgun.

"Qyteti është nën bllokadë të plotë. Trupat ruse nuk do të lejojnë askënd të hyjë apo të dalë”, ka thënë ai, duke e përshkruar situatën si një katastrofë humanitare.

Ndërkohë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka deklaruar të enjten se në disa zona të Ukrainës, jeta po i kthehet normalitetit.

Ajo ka shkruar në Twitter, se “në zonat e çliruara nga Rusia, jeta po kthehet në normalitet".

Edhe Nis “pastrimi” i qytetit të çliruar në Ukrainë Botë Nis “pastrimi” i qytetit të çliruar në Ukrainë

Është e paqartë se për cilat zona foli saktësisht.