Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, Rusisë nuk i është ofruar asnjë kërkesë për armëpushim në Ukrainë gjatë Lojërave Olimpike të Parisit dhe shqyrtimi i nismave të tilla është i vështirë, raporton AP.
“Presidenti dhe ushtria jonë sollën në vëmendje faktin se regjimi i Kievit zakonisht përdorte ide të tilla, iniciativa të tilla për të rigrupuar trupat e tij, për t’u riarmatosur e kështu me radhë”, ka thënë ai.
“Kjo, natyrisht, e bën procesin e shqyrtimit të nismave të tilla dukshëm më të vështirë”, ka shtuar Peskov.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, në një intervistë në muajin mars për gazetarët ukrainas, ka thënë se Rusisë do t’i kërkohet të respektojë një armëpushim në Ukrainë gjatë Lojërave Olimpike që do të fillojnë në fund të korrikut.