Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë të martën se Rusia planifikon të ecë përpara me armëpushimin treditor të shpallur nga presidenti i vendit, Vladimir Putin, ndonëse presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e kundërshtoi këtë propozim duke e quajtur “shfaqje teatrale”, transmeton BBC.
Lideri rus pati deklaruar javën e kaluar se Rusia do të respektojë një armëpushim nga data 8 deri më 11 maj, për të shënuar 80-vjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore.
Tek ka folur para gazetarëve, Peskov ka thënë se “nisma e presidentit Putin për armëpushim të përkohshëm gjatë festave është e përshtatshme, dhe se urdhrat përkatës janë dhënë nga komandanti i lartë suprem (Putin)”.
“Zjarri do të ndërpritet, por nëse regjimi i Kievit dështon të veprojë njësoj dhe në qoftë se vazhdon t’i sulmojë pozicionet dhe bazat tona, atëherë do të jepet menjëherë një përgjigje e përshtatshme”, ka shtuar Peskov.
-
Rusia kërkon përgjigje përfundimtare nga Ukraina rreth ofertës për armëpushim
-
Kremlini përsërit deklaratën e Putinit se lufta në Ukrainë është gati të mbarojë
-
S’i kemi arritur të gjitha objektivat e luftës prandaj do të vazhdojmë, thotë Kremlini
-
Rusia refuzon armëpushim për Krishtlindje
-
Kremlini thotë se dëshiron që lufta në Ukrainë të përfundojë sa më shpejt