Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia pretendon për dy dronë të rrëzuar, thotë se synim kishin infrastrukturën civile

Një dron është rrëzuar në rajonin e Moskës, ndërsa guvernatori rajonal thotë se me gjasë është një tentim sulmi ndaj infrastrukturës civile, raporton BBC.

Andrei Vorobyov ka folur pasi Ministria e Mbrojtjes ka raportuar se ka rrëzuar dy dronë ukrainas në jug të Rusisë.

Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet brenda Rusisë.

Gjiganti rus Gazprom menaxhon një kompleks në fshatin Gubastovo, rreth 100 kilometra nga Moska, ku u rrëzua droni.

Gazprom ka thënë për agjencinë ruse “RIA Novosti” se operacionet në rajonin Kolomna nuk janë penguar.

Vorobyes ka thënë se synimi i dronit në Kolomna “me gjasë ishte infrastruktura civile, që nuk është dëmtuar. Nuk ka viktima e dëme në terren”.