Mbrojtja ajrore ruse rrëzoi një dron në jugperëndim të Moskës, tha të hënën një guvernator rajonal.
Në një postim në Telegram, guvernatori i Kalugas, Vladislav Shapsha tha se incidenti ndodhi rreth orës 2:30 të mëngjesit me orën lokale në rrethin Ferzikovsky të rajonit.
Nuk raportohet për të lënduar apo dëme, tha ai.
Nuk ka asnjë koment të menjëhershëm nga Ukraina mbi sulmin e raportuar.
Një varg sulmesh me dron nga ajri kanë goditur qytetet ruse, përfshirë Moskën, gjatë gjithë verës.
Megjithëse sulmet e fundit në kryeqytetin rus nuk raportohet se shkaktuan lëndime apo viktima, ato i kanë shqetësuar banorët dhe kanë krijuar një ndjenjë se shtrirja e konfliktit po kalon përtej kufirit. Të dielën, një tentativë për sulm me dron ukrainas ndaloi për pak kohë trafikun në një aeroport në Moskë, sipas kryebashkiakut të qytetit.