Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia pret ngritje të turizmit lokal

Turizmi i brendshëm rus po fiton sërish vrull, pasi mbyllja e trafikut ajror me një numër vendesh dhe sanksionet ndaluan disa nga destinacionet e njohura ndërkombëtare për rusët. Ky resort në Soçi - një nga vendpushimet shumë të promovuara në tregun lokal - është hoteli i parë në qytet që operon me sistem ultra-gjithëpërfshirës.

Hotelit po i shtohen kërkesat, pasi turistët e pasur që bënin turizëm jashtë vendit po u kthehen gjithnjë e më shumë resorteve ruse. Agjencia shtetërore ruse e turizmit parashikon rritje turizmi nga 4 deri në 30% krahasuar me vitin e kaluar. Rritja më e madhe parashikohet të jetë në jug të Rusisë - rreth 30% krahasuar me vitin e kaluar me një total prej 8 milionë njerëz që pritet të kalojnë pushimet në rajon gjatë pesë muajve, midis majit dhe shtatorit.

Rritja e kërkesës ka shkaktuar rritje të çmimeve për akomodim në hotele dhe në udhëtime. Me afrimin e fillimit zyrtar të sezonit të pushimeve verore në Rusi, parashikimet optimiste ende nuk janë realizuar. Lufta në Ukrainë ka shkaktuar probleme në transport, veçanërisht në udhëtimet ajrore, si dhe hezitime mes rusëve që shkojnë në pushime verore në kohë pasigurie të madhe.

Artikuj të ngjashëm