Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kombet e Bashkuara këtë vit presin rimëkëmbjen e turizmit sikur para pandemisë

Organizata Botërore e Turizmit në kuadër të Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur se këtë vit presin që turizmi global të kthehet në normalitet sikur para pandemisë COVID-19.

Sipas tyre rritja e lidhjeve ajrore globale dhe një rimëkëmbje e tregjeve aziatike do të mund të bëjë një rikthim të plotë të aktiviteteve turistike në mbarë botën gjatë këtij viti, por megjithatë paqëndrueshmëria gjeopolitike në Lindjen e Mesme konsiderohet si një rrezik për industrinë, shkruan Reuters.

Organizata Botërore e Turizmit ka bërë të ditur se në vitin 2023 kërkesa për udhëtime në Evropë dhe Afrikë arriti në nivelet sikur para pandemisë dhe i tejkaloi ato në Lindjen e Mesme.

Sipas kësaj organizate disa destinacione, si Evropa Mesdhetare, Karaibet dhe nënrajonet e Amerikës Qendrore dhe Afrikës Veriore, vitin e kaluar tejkaluan shifrat e turizmit ndërkombëtar që u regjistruan nw vitin 2019.

Organizata pret që turizmi në Kinë të rritet në vitin 2024, pasi qeveria lejoi udhëtimin pa viza për qytetarët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Holandës, Spanjës dhe Malajzisë deri më 30 nëntor 2024. Kapaciteti i fluturimeve për në dhe jashtë Kinës do të rritet po ashtu këtë vit.

Edhe Turizmi botëror kthehet në nivelin parapandemik, Shqipëria ndër vendet me rritjen më të madhe Botë Turizmi botëror kthehet në nivelin parapandemik, Shqipëria ndër vendet me rritjen më të madhe

Në vitin 2023, turizmi ndërkombëtar përfundoi në 88% të niveleve para pandemisë, me rreth 1.3 miliardë udhëtarë.

Kontributi i përgjithshëm i turizmit në ekonominë globale në vitin 2023 ishte 3.3 trilionë dollarë, sipas raportit.