Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia po e akuzon për tradhti prodhuesin e raketave hipersonike

Një nga tre shkencëtarë rusë, prodhues i raketave hipersonike, Anatoli Maslov, do të dalë javën e ardhshme në gjyq, i dyshuar për tradhti, raportoi TheGuardian të mërkurën.

75-vjeçari është arrestuar nëntorin e kaluar më parë nga autoritetet ruse, ndërsa ai dhe dy të tjerë do të gjykohen së shpejti, të dyshuar se kanë kryer tradhti ndaj Rusisë në kohën e “operacionit special ushtarak mbi Ukrainën”.

Ai me dy kolegët operonin në Institutin e Mekanikës Teorike, ku merreshin me studimin dhe prodhimin e raketave hipersonike ruse, ndërsa arrestimi u cilësua “tepër sekret”, me ç’rast do të jetë i mbyllur gjykimi për mediat.

Detajet e akuzës ndaj tre burrave janë të klasifikuara, por burimet ruse kanë thënë se ata po akuzohen për ofrim të sekreteve shtetit të Kinës.

Ata e kanë mohuar akuzën, duke thënë se informacionet që po pretendojnë autoritetet ruse janë publike në internet.

Artikuj të ngjashëm