Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia përdori raketa për vrasje në masë në lindje të Ukrainës

Guvernatori i një qyteti në rajonin e Luhanskut ka akuzuar Rusinë për përdorimin e armëve djegëse në një fshat të këtij rajoni. Ani pse përdorimi i flakëvënësve është i ligjshëm në luftë, Serhii Haidai ka thënë se sulmet në fshatin Vrubivka kanë shkaktuar dëme të rënda në objektet civile dhe numër të madh të viktimave.

Zyrtarët ukrainas dhe britanikë kanë tërhequr vërejtjen se forcat ruse janë duke përdorur armatim që shkakton vrasje masive, me qëllim që të përshpejtojnë pushtimin e lindjes së Ukrainës. Fushata ruse është egërsuar për shkak të reduktimit të burimeve në dy taborët e luftës.

Bomberët rusë me shumë gjasa kanë lëshuar raketa anti-anije të periudhës së viteve ’60, ka bërë të ditur Ministria britanike e Mbrojtjes. Raketat Kh-22 janë të dizajnuara për aeroplanmbajtëset. Këto raketa kanë kokë bërthamore. Kur përdoren për sulmet tokësore janë shumë të pasakta dhe shkaktojnë dëme anësore dhe vrasje të shumta, ka thënë Ministria britanike.

Të dy palët kanë shpenzuar sasi të madhe armatimi në atë që është shndërruar në betejën më të ashpër për rajonin lindor të minierave dhe fabrikave. Luftimet kanë shtjerrë burimet dhe rezervat e ushtrive në Donbas.

Rusia me shumë gjasa është duke përdorur raketat e rënda deri në 6 tonë sepse nuk i kanë mbetur më raketa moderne, ka bërë të ditur Ministria britanike, që nuk ka ofruar detaje të tjera për llojin e raketave që janë përdorur.

Teksa Rusia po tenton të konsolidojë territorin e pushtuar gjatë 108 ditëve luftë, sekretari amerikan i Mbrojtjes ka thënë se pushtimi rus i Ukrainës “është ajo që ndodh kur shtypësit shkelin rregullat që na mbrojnë të gjithë neve”.

Edhe Rusia godet Ukrainën me raketën me kapacitet bërthamor, “Oreshnik” Botë Rusia godet Ukrainën me raketën me kapacitet bërthamor, “Oreshnik”

“Kjo është ajo që ndodh kur fuqitë e mëdha vendosin se apetitet imperialiste kanë më shumë rëndësi sesa të drejtat paqësore të fqinjëve të tyre”, ka thënë Lloyd Austin gjatë një vizite në Azi. “Dhe është një pamje e shkurtër e një bote në kaos dhe trazira, në të cilën askush prej nesh nuk do të donte të jetonte”.

Flakëvënësit në Luhansk

Guvernatori i një qyteti në rajonin e Luhanskut ka akuzuar Rusinë për përdorimin e armëve djegëse në një fshat të këtij rajoni. Ani pse përdorimi i flakëvënësve është i ligjshëm në luftë, Serhii Haidai ka thënë se sulmet në fshatin Vrubivka kanë shkaktuar dëme të rënda në objektet civile dhe numër të madh të viktimave.

“Gjatë natës, armiku ka përdorur sistemin e raketave me flakëvënës – shumë shtëpi janë djegur”, ka shkruar Haidai në rrjetin social Telegram. Saktësia e deklaratave të tij nuk është konfirmuar të shtunën.

Sievierodonetsku dhe Lysychansku janë zonat më të mëdha të Luhanskut nën kontrollin ukrainas. Haidai ka thënë se rusët kanë shkatërruar depot hekurudhore, fabrikat e tullave dhe xhamave.

Ushtria ukrainase ka thënë të shtunën se forcat ruse gjithashtu kanë nisur sulmet ndaj Slovianskut. Donetsku dhe Luhansku përbëjnë Donbasin.

Rebelët e përkrahur nga Moska kanë kontrollin e republikave të vetëshpallura në dy provincat dhe Rusia po tenton të pushtojë territorin që ende është në duart e ukrainasve.

Më shumë sanksione

Gjatë vizitës në Kiev nga zyrtarët e lartë të Komisionit Evropian, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka bërë thirrje për sanksione të tjera ndaj Rusisë.

Edhe Rusia godet Kievin me sulme masive në kohë negociatash Botë Rusia godet Kievin me sulme masive në kohë negociatash

Zelenskyy ka thënë se sanksionet e reja të Bashkimit Evropian duhet të kenë për cak gjykatën dhe bankat ruse, përfshirë bankën e Gazpromit.

Ai ka folur përkrah presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në zyrën e fortifikuar presidenciale në Kiev. Kjo ishte vizita e dytë e saj në Ukrainë qëkur Rusia nisi pushtimin. Zyrtarët folën për aspiratat e Ukrainës për anëtarësim në BE. Zelenskyy ka thënë se Ukraina do të bëjë gjithçka që të integrohet në bllokun evropian.

“Rusia dëshiron të ndajë dhe të dobësojë Evropën”, ka thënë Zelenskyy.

Von der Leyen ka thënë se krahu ekzekutiv i BE-së është duke punuar “ditë e natë” në vlerësimin e Ukrainës si kandidate të BE-së. Qëllimi është që rishikimi të jetë gati për t’u shpërndarë te 27 vendet anëtare të bllokut deri në fund të javës së ardhshme.

Zelenskyy dhe disa mbështetës evropianë duan që Ukraina me shpejtësi të pranohet në BE. Von der Leyen e ka cilësuar procesin e anëtarësimit si shteg me bazë të meritave dhe ka lutur Ukrainën që të forcojë sundimin e ligjit, të luftojë korrupsionin dhe të modernizojë institucionet.

Ka lavdëruar qëndrimin e Ukrainës karshi pushtimit të frikshëm të Rusisë dhe ka thënë se BE-ja do të asistojë në rindërtimin e Ukrainës.

Fëmijë të vdekur

Rreth 800 fëmijë janë vrarë ose lënduar në Ukrainë qëkur nisi pushtimi nga Rusia, kanë bërë të ditur autoritetet ukrainase të shtunën.

Edhe Valë e ashpër e sulmeve ruse në Ukrainë, zbehen përpjekjet për marrëveshje Botë Valë e ashpër e sulmeve ruse në Ukrainë, zbehen përpjekjet për marrëveshje

Sipas një komunikate të kryeprokurores ukrainase, së paku 287 fëmijë kanë vdekur si pasojë e aktivitetit ushtarak, ndërkaq 492 të tjerë janë lënduar. Kryeprokurorja ka thënë se shifrat nuk janë përfundimtare dhe se janë bazuar në hetimet e prokurorëve.

Zyra e kryeprokurores ka thënë se fëmijët në provincën e Donetskut kanë pësuar më së shumti. 217 fëmijë janë vrarë ose lënduar në këtë rajon, krahasuar me 132 të vrarë dhe 116 të lënduar në rajonet e Kharkivit dhe Kievit.