Rusia ka akuzuar tash e disa ditë Ukrainën se po planifikon të përdorë një “bombë të pistë”, derisa të martën i paraqiti akuzat e pafaktuara në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Siç raportoi BBC-ja të mërkurën, e vetmja "provë" që rusët kanë shpërndarë, është një fotografi e Agjencisë Sllovene për Mbetjet Radioaktive, e publikuar në vitin 2010.
Fotografi ku paraqiten elemente radioaktive u demantua nga Sllovenia. Qeveria sllovene tha se "mbetjet radioaktive ruhen në mënyrë të sigurt dhe nën mbikëqyrjen e shtetit”.
“Nuk përdorën për të bërë bomba të pista. Fotografia është e vitit 2010 dhe është përdorë në leksione profesionale dhe në materiale informative”, thuhet në njoftim e qeverisë sllovene.
Kremlini zyrtar deklaroi ditë më parë se Ukraina po planifikon të përdorë “bombë të pistë” ndaj caqeve ruse. Kjo u mohua kategorikisht nga Ukraina, SHBA-ja dhe NATO-ja.
-
Stoltenbergu për bombën e pistë: Rusia shpesh akuzon të tjerët për diçka që planifikon ta bëjë vetë
-
Rusia përdori imazhe të rreme për të “vërtetuar” se Ukraina do të sulmojë me bombë atomike
-
Inspektorët ndërkombëtarë: S’ka “bomba të pista” në Ukrainë
-
Çfarë është një “bombë e pistë” dhe pse Rusia pretendon se Ukraina mund ta përdorë atë
-
Ukraina e Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për përgatitje të sulmit me bombë bërthamore