Sot Ministria Ruse e Mbrojtjes publikoi një prezantim për të mbështetur pretendimet se Ukraina mund të përdorë një ‘bombë të pistë’ në luftë, por disa nga fotot e përdorura janë të rreme ose jashtë kontekstit.
Njëri nga pretendimet ishte se provokimi rreth një “bombë të pistë” kishte për qëllim nga Ukraina të shkaktonte panik dhe të rriste fluksin e refugjatëve nëpër Evropë, shkruan Sky News.
Një kërkim për të njëjtin imazh, rezultoi se fotografia është marrë gjatë 11 shtatorit 2001 në Nju Jork.

Një tjetër pretendim bëhet se Perëndimi përdor informacion të rremë për të provokuar Rusinë dhe për të justifikuar veprimet ushtarake.
Ata pretendojnë se kjo është bërë më parë gjatë luftës civile siriane.

Kjo foto, e përfshirë nga Ministria e Mbrojtjes ruse në prezantimin e sotëm, është përdorur edhe më parë nga Rusia në vitin 2018. Ata pretendojnë se tregon Helmetat e Bardha duke krijuar filma propagandistikë për sulme të rreme ndaj civilëve në Siri.
Ky pretendim është hedhur poshtë më parë. Fotografia është në fakt një prapaskenë e shkrepur nga filmi Revolution Man - një film anti-White Helmets i realizuar në vitin 2018 nga një kompani filmike siriane.
Edhe
Rusia përdori fotografi të vitit 2010 si “fakt” për “bombën e pistë” ukrainase
Eliot Higgins, themeluesi i Bellingcat dhe personi që hodhi poshtë imazhet në vitin 2018, e vuri në dukje këtë në një temë në Twitter.
Një foto tjetër e përfshirë së bashku me pretendimin se Ukraina po krijon një bombë e cila ka elemente radioaktive u postua në internet që në vitin 2016.