Për t’i përgënjeshtruar deklarimet ruse, inspektorët ndërkombëtarë kryen një inspektim në Ukrainë dhe thanë se nuk kanë gjetur materiale bërthamore.
Siç raportoi BBC-ja të enjten, inspektorët bënë të ditur se nuk pati as “shenja të aktivitetit bërthamor”, në objektet ku Rusia po pretendon se ka informacione që autoritetet ukrainase po fshehin bomba bërthamore.
Më 23 tetor, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, bisedoi me homologët e tij të Francës, Turqisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke akuzuar Ukrainën se po përgatitet për një “bombë të pistë”.
Ukraina i quajti deklarimet e Shoigut gënjeshtra.
“Nuk kemi ‘bomba të pista’ dhe nuk planifikojmë t’i kemi ato. Së dyti, rusët shpesh akuzojnë të tjerët për planifikimet e tyre”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Dmytro Kuleba.
Ai iu bëri thirrje shteteve perëndimore për dërgimin e inspektorëve, me qëllim që t’i inspektojnë “bombat e pista” për të cilat pretendon Rusia.
-
Çfarë është një “bombë e pistë” dhe pse Rusia pretendon se Ukraina mund ta përdorë atë
-
Ukraina e Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për përgatitje të sulmit me bombë bërthamore
-
Rusia ankohet se Ukraina mund të përdorë bombë që ka material radioaktiv
-
Ukraina e quan “shantazh bërthamor” stërvitjen ushtarake ruse me armë bërthamore
-
Forcat ruse bombardojnë bazën ajrore të Ukrainës