Kritiku i Kremlinit, Alexey Navalny, ka njoftuar të martën se mund të dënohet deri me 15 vjet burgim nëse shpallet fajtor për akuzat e reja të ngritura ndaj tij. Ai po akuzohet për “krijim të një organizate ekstremiste”, raporton CNN.
“Po del se kam krijuar një grup ekstremist për të nxitur urrejtje ndaj zyrtarëve dhe oligarkëve”, ka shkruar opozitari rus në Instagram. “Për këtë, ata mendojnë të shtojnë edhe 15 vjet tjera burgim”.
Në mars, Navalny është dënuar me nëntë vjet burgim, pasi është shpallur fajtor për mashtrim. Pretendohet se ka vjedhur nga Fondacioni Anti-Korrupsion i tij. Ai po vuante 2 vjet e gjysmë burgim pasi ishte arrestuar në shkurt të vitit 2021 se ka shkelur kushtet e lirimit me kusht.