Shefja e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka deklaruar se Rusia në të vërtetë nuk e dëshiron paqen në Ukrainë.
Duke folur para një takimi të ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së, Kallas ka thënë se pas pranimit nga Ukraina të një propozimi amerikan të armëpushimit, tani topi është në anën e Rusisë, raporton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Topi është në fushën e Rusisë”, ka thënë Kallas në një video të postuar në llogarinë e saj në X, duke shtuar se është në pikepyetje nëse ata e duan paqen.
Ajo thotë se kushtet e kërkuara nga Rusia për çdo armëpushim në Ukrainë tregojnë se Moska në të vërtetë nuk dëshiron paqe.
“Ata në fakt nuk e duan paqen, sepse po paraqesin si kushte të gjitha qëllimet e tyre përfundimtare që duan të arrijnë nga lufta”, është shprehur Kallas.